Pranohet nga brenda mazhorancës: Inceneratorët kanë dështuar

Postuar në 20 Nëntor, 2018 17:03

Partneriteti Publik Privat ka qenë në qendër të diskutimeve së Komisionion e Ekonomisë dhe Financave, ku ministri Arben  Ahmetaj ka listuar 11 koncensionet aktive dhe 4 koncensionet që janë në fazë fillestare, por që nuk kanë financim buxhetor nga shteti. Vlera totale e tyre arrin në  807 miliardë lekë. Mbledhja e komisionit është shoqëruar me debate mes ministrit  dhe kreut të Komisionit Erjon Braçe, ky i fundit kundërshton ofertën e pakërkuar edhe për sektorët që do të jetë ekzistente. Po ashtu Braçe kërkoi që të mos ndryshohen vlerat e paraqitura në fillim nga koncensionarët, duke marrë shembull rrugën, Tiranë-Elbasan.

Kemi kompani që konkurojnë për të ndërtuar rrugë me buxhetin e shtetit aop me para edhe të kredive të buta që ka marrë qeveria, kostot fituese të cilat ndryshojnë me disa herë në raport me këto kontrata me partneritetin Privat - Publik për të njëjtën kompani. Mund të unifikojmë standartet e ndërtimit të një rruge, pastaj konkurimit e me radhë…Sepse unë mendojë që është kaluar çdo lloj caku, edhe kur ka pasur rrëke ka pasur një propozimi të pakërkuar pavarësisht fakteve ka dëmtuar komunitetin apo jo. Edhe kur ka patur dukuri pa fund, është dhënë një leje pa pyetur fare për zhvillimin e atij komuniteti”, deklaroi Braçe

Braçe ka kërkuar sqarim për incerneratorët, që sipas tij kanë dështuar sepse plehrat nuk përfundojnë në pikat e ndërtuara. Për këtë situatë Ahmetaj ua kalon përgjegjsinë bashkive përkatëse.

Nuk do funksionojë për qëllimin final për pastrimin e territorit kam përshtypje”, tha Braçe.

Tirana”? tha Ahmetaj.

Jo Tirana, po flas për këto 2-3 incerneratorët e tjerë. Por me thënë të drejtën, dakord Elbasani është i sigurt, më lejoni ta bëj veten edhe deputet të asaj zone shikoj plerat që sjell Shkumbini. Do të thotë që mbetjet nuk po shkojnë në Elbasan”, vazhdoi më tej Braçe.     

Mbeturinat në Shkumbin janë përgjegjësi i bashkive që t'i marrin dhe t'i depozitojnë”, tha Ahmetaj. 

Sipas ministrit PPP-të nuk kanë ndikim në nivelin e borxhit publik, pasi me vendim të Partisë Demokratike në vitin 2013, është vendosur që këto kontrata të mos kontabilizohen në borxhin publik. Deri tani vetëm në sektorin e energjisë janë 218 kontrata gjithsej, nga të cilat180 janë të para vitin 2013. Ndërsa katër projektet në proces janë, rruga Thumanë – Vorë – Kashar, Milot – Balldren, Baypass Orikum Dukat, dhe ofromi i shërbimeve laboratorike me financim nga buxheti i shtetit me rreth 113.36 miliarde lekë.

TemaTv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.