Maqedonia preket nga ethet e taksës progresive
Një mënyrë për të kuptuar dallimet mes qeverive në shtete eksperimentale si Shqipëria është edhe ndryshimi i sistemit tatimor. Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës u prezantua e ashtuqujtura taksë progresive, e cila do vendoste barazinë në trajtim dhe do të ruante progresivitetin sipas të ardhurave. Kanë kaluar pesë vjet nga kjo reform ky model prej Robin Hudi dhe efektet janë minimale, për të mos thënë kanë sjellë përkeqësim. Sot që flasim kemi një ministër ekonomie që deklarons e pragu i patatueshëm duhet të jetë 10 000 lektë të reja nga 30 000 që është aktualisht, gjithnjë me argumentimin se 55% e pagave janë jashtë sistemit fiskal.
Qeveria do më shumë të ardhura dhe e ka më të thjeshtë të rrjepë ata që nuk kanë mbrojtje. Nga ana tjetër fitoret elektorale në vend se të jenë mundësi që gabimet të korrigjohen, kapitalizohen si shanse për promovim të politikave eksperimentale. Taksa progresive po prezantohet edhe në Maqedoni nga qeveria e Zoran Zaev. Dora që qëndron pas mrekullive ekonomike për të dyja vendet është profesori venezuelian, apo internshipet e Harvardit me ndonjë sugjerim nga idetë e majta të miliarderit Soros, në një brumatriçe që në fund nxjerr vetëm një rezultat: rrënimin.
Shumica e ekspertëve gjatë javës së kaluar dolën me qëndrime se reforma e propozuar për tatimin progresiv nuk do të japë rezultate. Ekspertët kanë frikë se qytetarët më të arsimuar të vendit do të goditen, tatimin progresiv do ta ndjejnë ata që fitojnë duke shitur shërbimet në tregjet e huaja
raporton “Alsat”.
Ekspertët paralajmëruan edhe në Shqipëri se taksa progresive e promovuar nga një kryeministër që nuk e kuptonte as vetë se çfarë po thoshte do të sillte probleme të mëdha. Dhe sot që këto probleme po i hasim të gjithë qeveria është e kapur ngushtë në marrëzinë e mbrojtjes së një politike që vetëm barazi nuk prodhoi.
Italia fqinje që drejtohet nga një ekip që ka dalë kundër establishmentit ka vendosur taksën e sheshtë, duke bërë një ndryshim themelor në një vend ku e majta, në të gjithja manifestimet e veta, i ngjan një kishe. Nuk do shumë mend për të kuptuar teoritë e reja që eksperimentohen në Shqipëri dhe në Maqedoni janë tip provimesh në praktikë, stazh pune i dikujt që dështimin ose suksesin e ka një faqe më shumë në tezën e vet.
Ndaj ndryshimi në këtë përmasë nuk duhet parë vetëm në raport me “idetë” që ka njëri apo tjetri, por në raport me të pavërtetën e ushtrimit të të drejtës së votës. Është e vërtetë se Edi Rama premtoi taksën progresive, por sa shqiptarë e votuan atë për një gjë të tillë. Një politikan dhe ekipi i tij kanë përgjegjësi të mëdha për atë që thonë dhe nuk mundet që votën ta shesin si alibi. Legjitimiteti rrjedh nga vota, por ai përcaktohet nga suksesi i qeverisjes. Ne votojmë të kushtëzuar nga një polarizim fiktiv për të lënë pas dore politikat që në fund janë thelbësore për jetën tonë, duke devijuar vëmendjen nga interesi ynë parësor. E majta e Edi Ramës bëri më shumë se çdo qeveri për të krijuar monopole në shërbimet publike duke shpërblyer me pasurinë e përbashkët një grup biznesmenësh, duke na e shpjeguar më në fund kuptimin e vërtetë të progresivitetit.
Add new comment