Gjermania përkrah një zgjidhje pa ShBA-në për situatën në Siri
Agjencia shtetërore e lajmeve në Gjermani, Deutsche Welle, ka publikuar sot në seksionin shqip një koment të shkurtër që është botuar fillimisht në gazetën “Frankfurter Allgemeine” në të cilin i bëhet jehonë pozitive propozimit turk për një samit katërpalësh për Sirinë. Turqia ka propozuar që në datën 28 tetor, Rusia, Franca, Gjermania dhe Rusia të diskutojnë për Sirinë në formatin e krijuar në Astana. Për mediat gjermane, e mesa duket edhe për Berlinin zyrtar kjo është një mundësi e mirë:
Lufta në Siri është vendosur në aspektin ushtarak, por është larg së mbaruari. Për më tepër ka zënë vend një paqe negative, në të cilën shumica e aktorëve janë përkohësisht të kënaqur me atë që kanë arritur. Kjo gjendje nuk mënjanon shkaqet e luftës, sepse edhe më tej ka dhunë dhe një pajtim i shoqërisë siriane vazhdon të jetë i largët. Gjendja aktuale është pasojë e sjelljes realpolitike të aktorëve Rusi, Iran dhe Turqi.
Ata morën iniciativën në formatin e bisedimeve Astana dhe anashkaluan në këtë mënyrë procesin e paqes të Gjenevës të Kombeve të Bashkuara. Procesi i OKB-së pati mbetur i pasuksesshëm sepse të gjitha partitë besuan për një kohë të gjatë në zgjidhje ushtarake dhe sepse Kombet e Bashkuara nuk zotërojnë masa detyruese, për ta imponuar nismën e tyre.
Takimi i nivelit të lartë, në të cilin Ankaraja fton tani Gjermaninë, Francën dhe Rusinë, hap shansin, që edhe Evropa, e cila nevojitet për rindërtimin e Sirisë, të ketë të paktën mundësinë që të bashkëthotë fjalën e saj në tryezën e negociatave për të ardhmen politike të Sirisë
thuhet në komentin e FAZ.
Siç vihet ri formati i ri i propozuarnnga Turqia dheni pëlqyer në Berlin, nxjerr jashtë vendimmarrjes ShBA-në dhe Iranin, dy aktorë kryesorë në terren, por edhe formalisht dy armiq të mëdhenj.
Add new comment