Koha që prokuroria të hetojë mbi shashkat e palaçollëkut televiziv të përnatshëm

Postuar në 25 Tetor, 2018 00:53

Policia nuk ka veçse pak ditë që ka njoftuar kryerjen e një operacioni që i ka vënë emrin Vol-Vo, kur në media kanë shpërthyer elementë të dosjes hetimore. Me këtë operacion në pranga kanë rënë edhe dy ish-deputetët, Ndoka dhe Çuko, ndaj edhe procesi po pritet me interes.

Mirëpo media dhe gazetarët e zakonshëm të lajmit preventiv janë hedhur në veprim. Kryereferenca e këtyre mujave të fundit, Klodiana Lala, flet madje në vetë të parë shumës kur konkludon se “nuk ka ardhur ende koha të arrestojmë Vangjush Dakon”.

Hetimi për dosjen 339, është ndarë me një fraksion, ku po hetohen zyrtarët. Sesa do të arrijë Prokurorë të vërtetojë përgjimet mes Dakos dhe personave të tjerë, apo mes zyrtarëve të tjerë dhe deputetëve, dhe inkriminimi i tyre në botën e krimit, kjo është çështje që duhet të presim. Është herët që të çojmë në hetim dhe pranga një zyrtar. Është fakt që Dako është përgjuar

Janë edhe të tjerë që flasin përherë në emër të sekretit hetimor që duket rrjedh përherë nga Prokuroria. Artan Hoxha është një ndër tyre, që thuajse përnatë shpjegon edhe atë çfarë krimi shqiptar mund të bëjë në pesë vjeçarin e ardhshëm, ndërkohë që Basir Çollaku është i pozicionuar politikisht në këto çështje.

Këtij palaçollëku të përnatshëm i jep fund vetëm organi I Akuzës, që duhet të hetojë se nga rrjedhin këto materiale dhe të vendosë në akuzë prokurorët e çështjeve. Spektakli i gazetarëve prokurorë, gjykatës dhe fallxhorë duhet të marrë fund, sepse e kuptojnë të gjithë tashmë se aty nuk ka gazetari, por vetëm përdorim serial nga politika. Përndryshe, një rrugë është bojkoti i këtyre debateve të stisura.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.