Ministri grek i Mbrojtjes propozon aleancën ballkanike me Shqipërinë dhe Bullgarinë
Vizita e ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos në ShBA ka nxjerrë në pah krizën e koalicionit qeveritar në Athinë. Kammenos, i cili drejton një parti të djathtë që kundërshton Marrëveshjen e Prespës, përveç shtimit të bazave amerikane në Greqi, ka propozuar edhe krijimin e një aleance mes Greqisë – Maqedonisë – Shqipërisë – Bullgarisë, të cilës sipas tij më vonë do t’i shtohej edhe Serbia.
Kammenos e ka bërë propozimin gjatë takimit me zv. Sekretarin e Shtetit, John Sullivan dhe Nidhmës Sekretarin për Çështjet Europian, Wes Mitchell, të cilëve u ka shpjeguar atë që disa media e përshkruajnë si koncepti i tij për mbrojtjen rajonale. Qëllimi i kësaj aleance sipas Kammenos do të ishte reduktimi i ndikimit rus në rajon dhe stabiliteti i rajonit.
Ideja është kundërshtuar publikisht nga ministri i Jashtëm Alternativ grek, Giorgos Katrougalos, ndërkohë që Departamenti i Shtetit nuk e ka përfshirë atë në njoftimin për shtyp.
Add new comment