Haradinaj tallet me Thaçin (Video)
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/10/Thaqi_2018_10_08_22.jpg?itok=NRx_Velt)
“Ju shpreh ngushëllimet e mia për këtë idenë e territoreve që besoj se ka vdek”. Ky është kapaku Haradinaj i vuri me nota tallëse idesë së Presidentit Thaçi për ndryshim të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.
Thaçi replikoi me një konferencë ku i quajti deklaratat e Haradinajt si populiste dhe aspak racionale. Përplasja mes dy ish-bashkëluftatarëve të UÇK-së u përshkallëzua ndjeshëm pas idesë së presidentit Thaçi për korrigjimin e kufirit dhe bashkimin e Luginës së Preshëvës më Kosovën. Për Haradinajn, kjo ide ishte thjesht një retorike politike dhe aspak e mundshme. Pak ditë më parë edhe homologu i Thaçit, Aleksandër Vuçic pranoi se plani i tij dhe i Thaçit nuk pinte më ujë pasi ishte rrëzuar nga BE-ja.
Add new comment