Llaç dhe beton për të frymëzuar popullin

Postuar në 24 Shtator, 2018 14:30

Erion Veliaj vijon të japë argumenta estetikë mbi nevojën e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin në vend të tij të godinës së projektuar nga Bjarke Ingels bashkë me 6 kullat që do të ngrihen pas tij. Ai normon të vjetrën dhe të renë sipas shijeve që përputhen me interesa të llaçit e betonit, ndonëse i vetë përpiqet t’i parashtrojë publikut një fizionomi tjetër, atë të njeriut që mendon për popullin dhe frymëzimet e tij.

“Ka ardhur koha që të jemi më pak të marrosur, më pak histerikë, më pak entuziastë për llaçin e tullën dhe më shumë të frymëzuar nga arsyeja e vërtetë se pse ne po i bëjmë këto ndërtesa. Bëhen për njerëzit, për t’u shijuar e përjetuar nga njerëzit, për të frymëzuar njerëzit. Me më pak shqetësim për llaçin, tullat, arkitektët e inxhinierët, për tallashin dhe gjithë vjetërsirat dhe me më shumë angazhim, të mund të financojmë teatro si ky që do shohim sot”- ka thënë Veliaj në inagurimin e kompleksit “Arturbina”.

Garnitura e kësaj antipaste është ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila doli më në fund nga zyra për’i dhënë një bojë furçave të Veliajt për çështjen e Teatrit. “I urojmë mbarësi këtij teatri, ashtu sikurse do të piqemi besoj, pas një viti, në një tjetër teatër fantastik kombëtar si Teatri i Operas dhe i Baletit dhe padyshim tek Teatri i ri Kombëtar, siç e meriton kjo trupë”-deklaroi ministrja

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.