Studiuesja amerikane Amy: Ligji për shembjen e Teatrit, kriminal. Çështja është çfarë duhet të bëjmë
Zëri i Amerikës i ka dhënë sot hapësirë një konference për reformën në drejtësi ku ka folur edhe studiuesja amerikane Lori Amy. Ajo ka folur hapur dhe troç për atë që e ka quajtur natyrë kriminale dhe korruptive të ligjit për prishjen e Teatrit Kombëtar. Amy ka kërkuar reagim dhe ka shtruar si emergjencë nevojën e analizimit të opsioneve për kundërveprim ndaj qeverisë në këtë drejtim:
Kjo konferencë mbi korrupsionin në drejtësi dhe përfshirjen e qytetarëve kundër tij është jashtëzakonisht e rëndësishme , tha ajo. Por në të njëjtën kohë, tani në parlament po miratohet një ligj, që dihet mirë se bie ndesh dhe dhunon Kushtetutën. Ai ligj i heq këshillit bashkiak të drejtën të marrë vendime për qendrën e qytetit. Natyra kriminale e këtij ligji është e tillë, që ne duhet ta ngremë sërish si çështje dhe ta kundërshtojmë. Duhet demaskuar kriminaliteti, që qëndron pas këtij ligji. Ne nuk kemi pse diskutojmë, nëse duhet një teatër i ri, sepse këtu nuk është çështja për një teatër të ri. Çështja është ky partneritet jotransparent publik-privat, ku ne e dimë mirë se prapa tij fshihet korrupsioni. Pyetja ime në këtë dhomë është se çfarë duhet bërë për këtë? Ne po flasim këtu për masat anti-korrupsion, ndërkohë që në njëjtin çast po ndodh ngjarja më e madhe e korrupsionit në vend, ndaj duhet të merremi me të
tha dr. Lori Amy.
Add new comment