Mësim me dy turne në më shumë se gjysmën e shkollave në Tiranë (Video)

Qeveria po përpiqet me çdo mjet ta paraqesë si rozë situatën e fillimit të shkollës, ndonëse këtë vit shumë klasa kolektive në rrethe janë mbyllur, ndërsa është raportuar për mungesë tekstesh.
Kryebashkiaku Veliaj propagandon prej kohësh ndërtimin dhe rindërtimin e shkollave, ndërsa ministrat u përfshinë në një fushatë për shpërndarjen e librave falas. Megjithatë përtej propagandës në terren ka një realitet tjetër.
Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Arsimit në Tiranë, Arjola Byzyka, konfirmon se gjysma e shkollave në Tiranë do të zhvillojnë edhe këtë vit mësim me dy turne. Në një intervistë për Tema Tv, drejtoresha e Arsimit zbulon se shumë nxënës shkollave 9-vjeçare do të transferohen në shkolla të tjera për shkak të punimeve që po kryhen.
Add new comment