O Tempora o mores!
Qeveria nuk ndalet në malinjitetin për t’ë çuar deri në fund një Pazar betoni që mbështetet fort nga kryeministri Rama. Pamvarësisht pozicionit komik ku e ka gjetur veten pas opinionit negativ të BE-së për çështjen e Teatrit, kryeministri përmes Eduard Shalsit ka hedhur në media një argument akoma edhe më cinik në lidhje me aferën “Fusha”, nga e cila mesa duket ka vendosur të mos heqë dorë. Deputeti që u prononcua në media në një farë mënyrë ka dashur të përcjellë idenë se qeveria hartoi një projektligj special për Teatrin nga trashësia dhe padituria sepse sipas tij në fund të fundit qëllimi ka qenë i mirë.
“Po kristalizojmë idenë që ta përmirësojmë ligjin. Ajo që po bëjmë është se po reflektojmë dhe nëse ka një argument që duam ta marrin në konsideratë është ky, që mos kemi një subjekt, por të kemi disa subjekte për të marrë pjesë me një projekt për zhvillimin e zonës urbane”- ka thënë kreu i Komsionit të Veprimtarive Prodhuese, Eduart Shalsi.
Është pak ta quash tallje qëndrimin se qeveria po reflekon dhe po kristalizon idetë për çështjen e Teatrit, kur injoroi për muaj me rradhë çdo shqetësim publik lidhur me këtë temë, duke mos bërë asnjë hap mbrapa. Ndërhyrja kinkalerike është gati për të përmbushur formalisht një kërkesë të BE-së që për projektin të ketë garë, ku në fund fituesi do të jetë “Fusha shpk”. Shalsi do të mbahet mend në politikë për refleksionin “Nuk do vjedhim në mënyrë kaq flagrante saç kanë bërë këta”.
Add new comment