Rumania në rrugë (foto)
Mijëra rumunë morën pjesë sërish në protestat antikorrupsion, një ditë pasi 450 persona u plagosën gjatë përleshjeve me policinë.
Organizatorët e protestës kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë për shkak të legjislacionit dhe masave të cilat thonë se janë ndërmarrë siç thonë protestuesit për të promovuar interesat korruptive të kastës në pushtet.
Rreth 25,000 vetë morën pjesë në protestën e zhvilluar në Bukuresht. Një grup i vogël tentoi të hyjë me forcë në zyrat e qeverisë dhe u përplas me policinë. Presidenti Klaus Johannis, një kundërshtar i fortë i qeverisë së kryesuar nga socialdemokratët ka kritikuar policinë për reagimin reagim brutal. Rumania u bashkua me BE në 2008, por mbetet nën një mekanizëm të posaçëm për të monitoruar reformën gjyqësore dhe luftën e saj kundër korrupsionit.
Add new comment