A do të jetë Kuçova bazë e NATO-s nën drejtimin dhe praninë e Turqisë?
Ish-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Jeronim Bazo, thotë se ndërtimi i bazës ushtarake të NATO-s në Kuçovë tregon se Shqipëria është në gjendje të prodhojë siguri dhe stabilitet. Në një intervistë në studion e lajmeve të Tema TV, në lidhje me bazën ajrore që NATO do të ndërtojë në partneritet me qeverinë shqiptare, Bazo u shpreh se ky është një hap që tregon maturinë e Shqipërisë 10 vjet pas anëtarësimit në Paktin e Atlantikut Verior.
“Një bazë taktike ajrore është një siguri e shtuar, një element ekstra për të projektuar siguri. Është një maturi e shtuar e Republikës së Shqipërisë, anëtare e NATO-s prej 10 vitesh. Vendimi i fundit tregon se ne e kemi arritur këtë fazë maturie, jemi në gjendje të prodhojmë siguri e stabilitet”, tha Bazo.
Sipas tij, përzgjedhja e Kuçovës për ndërtimin e bazës ajrore nuk ka qenë një vendim i marrë në pak kohë. Ish-shefi i Shtabit të FA-ve tha se Kuçova ka qenë prej kohësh në listën e vendeve që i janë ofruar NATO-s për ndërtimin e infrastrukturës së saj ushtarake, kjo për shkak të kushteve të përshtatshme të zonës. Ai ka deklaruar se nuk ka ende informacione se cilat vende të NATO-s do të përfaqësohen në bazën e Kuçovës, por nuk ka përjashtuar që atë ta drejtojnë vendet fqinje, apo edhe vende si Gjermania, Franca, apo edhe SHBA.
Është ende herët për të folur se kush do të jetë I pranishëm. Do të marrë kohën e vet, të procedurave, duke parë se cili prej vendeve do të jetë I pranishëm me mjetet e duhuara të patrullimit ajror, cili vend do të jetë më shumë I interesuar për të pasur personelin e riparimit, ruajtjes...
Unë besoj se aleatët më të mëdhenj në NATO do të jenë – besoj, është një hamendësim – do të jenë vende që kanë mundëistë. Do shikoja vendet fqinje, SHBA, Mbretërinjë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë
tha Bazo.
Add new comment