SHBA, Bllokohet printimi 3D i armeve plastike
Një gjykatë amerikane vendosi një masë të përkohshme e cila pengon qeverinë federale të lejojë shpërndarjen përmes internetit të modeleve të armëve plastike të cilat mund të prodhohen nga printera tre-dimensionale.
Washingtoni dhe tetë shtete të tjera bënë padi kundër qeverisë federale, e cila kishte arritur një marrëveshje me një aktivist për të drejtët e armëve për ta lejuar të shpëndante lirisht skicat e tij.
Shtetet aplikuese argumentuan se armët tre-dimensionale që do të prodhohen në printera nuk do të kenë numrat serie dhe pothuajse asnjë pjesë metalike, çka do të bëjë që ato bien me lehtësi në duart e terroristëve pasi do të kalojnë pa problem në skanerat e kontrollit të pajisjeve metalike.
Senatortët demokratë kundërshtuan me forcë liberalizimin e armëve plastike, duke thënë se presidenti Trump do të jetë përgjegjës nëse një e tillë do të përdorej për ndonjë masakër në kinema, stadiume apo vende të tjera publike.
Cody Wilson, një avokat i armëve, planifikonte shpërndarjen e dizajnit të tyre falas. Ai ishte bazuar në legjislacionin që mbron lirinë e fjalës. Mbështetësit të tjerë të të drejtave të armëve argumentojnë se janë të lirë të ndërtojnë armë duke përdorur pjesë metalike, pasi kjo gjë është e ligjshme.
Add new comment