Britanikët duan referendum të dytë për daljen nga BE
50% e britanikëve kundrejt 40% janë në favor të mbajtjes së një referendumi në Britaninë e Madhe ku qyetetarët të zgjedhin nëse duan që vendi të largohet nga Bashkimi Evropian në bazë të propozimit të të bërë nga qeveria, apo të mos shkëputen nga BE.
Anketimi u publikua në rrjetin televiziv Sky News, ku vetëm 10% u përgjigjën se nuk kishin një përgjigje. Që prej referendumit të BREXIT që i tha po daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian politika në Britani edhe qytetarët kanë qenë skeptikë për raportet e mëtejshme me BE-në.
Kryeministra Mei ka propozuar një marrëveshje tregtare, që është kundërshtuar nga konservatorët. Kujtojmë që ministri i Jashtëm Boris Xhonson dha dorëheqjen me argumentin se dalja e Britanisë nga BE nuk po bëhet sipas planit të BREXIT.
Add new comment