Kumbar i konsensusit apo “një dekret një kullë”
Erion Veliaj u shfaq këtë të mërkurë në krah të Ilir Metës duke thënë se tashmë ekziston një konsensus i gjerë, si nga grupet e interesit, ashtu edhe nga popullata, mbi nevojën e një godine të re dhe moderne për Teatrin Kombëtar, që plotëson të gjitha kushtet për aktorët.
“Besoj që qetësia e dashuria do triumfojnë, për diçka që për të cilën tashmë besoj se ka konsensus publik, konsensus të gjerë publik tek aktorët, tek ata që votuan në Parlament dhe tek popullata, sepse siç e tha i madhi Robert Ndrenika, kemi nevojë për teatër e jo për muze. Ndaj, për një teatër të ri besoj do gjendet një vullnet i mirë, kam shumë besim”-u shpreh Veliaj.
Garancia që na ofron kryebashkiaku në këtë rast përmes Ilir Metës si president, nuk është ligji, as kushtetuta, por “dobiçllëku” i politikanit të sprovuar që ia ka dalë me marifete të jetë aty ku është. Këtë Erion Veliaj na e paraqet si tiumf të maturisë të materializuar në thënien “me qetësi e dashuri”.
Në fakt ka qenë Ilir Meta që ka denoncuar praktikën e ish-kryebashkiakut socialist, Edi Rama se ka mbijetuar në politikë me parimin “një pallat një votë” dhe kësisoj nuk është çudi që tani që i duhet dekreti i Presidentit për projektin Fusha sh.pk ta konvertojë firmën me parimin “një dekret një kullë”. Diçka duhet të dijë dhe zoti Veliaj që flet për vendim të dominuar nga qetësia dhe dashuria.
Add new comment