Jetim 50 ton mish me salmonelë, u bllokua pas ardhjes nga Brazili
Dy kontenierë me mis të importuar nga Brazili, u bllokua pasi nga analizimi i mostrave u konstatua i infektuar me “salmonelë”.
AKU thotë se gjatë këtij viti nga AKU-ja janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 5 kontenierë të tjerë, me 130 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 195 kontenierë, ku sipas AKU secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet.
Në fund AKU e mbyll njoftimin me fjalinë se kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta.
Sa duhet t'u besojmë këtyre garancive kur Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk ka bërë asnjëherë publike kompanitë porositur dhe kanë sjellë në Shqipëri këtë lloj mishi.
Add new comment