Kumbaro nuk gjen kohë për Teatrin: Kam axhendë të ngjeshur
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro nuk do të marrë pjesë në dëgjesën e thirrur nga Komisioni i Edukimit për projektligjin mbi ofertën e pakërkuar të kompansië “Fusha. Shp.k” për të ngritur Kulla biznese dhe një godinë multifunksionale me salla teatri aty ku sot ndodhet godina ekzistuese.
Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi bëri publike një shkrese, ku ministrja Kumbaro njofton se nuk do të paraqitet të hënën në Komisionin Parlamentar për shkak të axhendës së saj.
Kumbaro është nismëtare e këtij projekligji, por nuk ka folur ende për këtë çështje. Herën e fundit ajo vendosi të shoqërojë Erion Veliajn dhe të braktisë seancën dëgjimore për ligjin e posaçëm për Teatrin pas debateve në Komision.
Comments
E verteta jote, mund te mos jete e verteta e vertete.
Ai ylli me gjashte cepa ne qoshe te dokumenteve qeveritare shqiptare a ka ndonje kuptim, apo eshte thjesht per bukuri? Jo per gje po duket si stilizim i yllit te Daviditm simbol kombetar i hebrejve dhe dihet qe populli shqiptar nuk ka ndonje lidhje gjaku apo historike me hebrejte, rrjedhimisht natyrshem lind pyetja PERSE VIHET NE DOKUMENTET E QEVERISE SHQIPTARE?????
Add new comment