Të fshihesh pas gishtit, roli më i realizuar i artistëve të oborrit

Postuar në 14 Qershor, 2018 14:17

Takimi i kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj  me përfaqësinë e aktorëve dhe artistëve ka evidentuar se brenda komunitetit të këtyre të fundit ka dy qëndrime. Njëra palë është shprehur publikisht kundër prishjes së godinës ekzistuese, qëndrim që në thelb bashkohet me kauzën e frenimit të kullave që po përgatitet të ngrihen në atë zonë, e që në fakt janë projekti real i qeverisë.

Qëndrimi tjetër është ai i aktorëve që thonë se janë të interesuar vetëm për një teatër të ri, pavarësisht se çfarë po ndodh me zonën përreth. 
Është një situatë që favorizon lojën e qeverisë e cila po bën çmos ta paraqesë atë se kundërshtimi është minimal. Në fakt kauza e teatrit nuk është dhe nuk mund të shihet e lidhur ngushtësisht me aktorët dhe komoditetin e një godine. Ajo merr kuptim dhe rezonon si kauzë e artit kur bashkohet me interesin qytetar që po preket te betonizimi dhe zaptimi i çdo hapësire publike. 

Për këtë arsye qëndrime si ato të Luftar Pajës, Artan Imamit apo Laert Vasilit, janë në thelb oportuniste dhe militante, pse synojnë në rastin më të mirë të ngushtojnë debatin publik për këtë çështje në një diskutim aktorësh interesi, kurse në rastin më të keq udhëhiqen nga rreshtime politike. Është një qëndrim që diferencon interesin publik nga ai i aktorëve për të lehtësuar pozitën e politikës. Një autogol që do të ketë patjetër faturën e vet, përveçse në rastin e Vasilit na provon se europian nuk të bën qëndrimi jashtë, siç u mburr zotëria, por diçka tjetër. E këtë s’mund t’a kërkojmë tek ata që nuk mund ta kenë e që janë aksidente të tranzicionit.

Comments

Submitted by genti (not verified) on

debat publik duhet te kete.po mbi kete teme nuk u takon artisteve te bejne debat duhet te kete kulla tirana apo sduhet te kete kulla,ppp apo investim shteti.artisteve u duhet teater i ri me kushte te plota.debatin publik duhet ta bejne arkitektet nese ajo godine kavlera arkitektonike e kulturore,gazetaret investigativ nese ka letra poshte tavolines e normalisht instancat e prokurorise nese ka thyerje ligjesh.artistit i duhet skena sic i duhet mjekut pavioni.po spyetet mjeku per modelin e spitalit.pyetet per cfare i nevojitet te pavioni.keshtu qe kjo lufta e artistave eshte fallco.do uroja me gjithe shpirt te behej nga arkitekt e do ishin me kredibel te mendimin e tyre.qe ajo shoqeri te kishte shoqeri civile ne brendesi,e teknicien te pavarur te flasin per cfare jane kompetent.me gjithe respektin per artistet jane jasht kompetencave te tyre.sbejm gje tjeter vetem legjitimojm levizjet e politikanve dhe qeverise.jo te gjithe gjitholog.te flasin ata qe duhet jo ne hava

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.