A janë ruajtur të dhënat e Facebook në serverat kinezë?
Indinjatë të madhe ka shkaktuar në Kongresin Amerikan zbulimi se Facebook ka lejuar kompaninë e prodhimit të pajisjeve smartphone "Huawei" të hyjë në të dhënat e përdoruesve.
The New York Times raportoi të dielën se Facebook ka lejuar dhjetra prodhues të pajisjeve smartphone të kenë qasje në të dhënat e përdoruesve të Facebook pa pëlqimin e tyre, duke i lejuar këto kompani që të jenë në gjendje të zhvillojnë një aplikacion të Facebook për pajisjet e tyre Android ose Iphone.
Facebook u përgjigj duke shpjeguar se para krijimit të një aplikimi standard rreth 60 prodhues celularësh, duke përfshirë Amazon, Apple, Blackberry, HTC, Microsoft dhe Samsung kanë bashkëpunuar me kompaninë për të përshtatur lidhjen e platformës me pajisjet e tyre.
"Huawei është prodhuesi i tretë më i madh në botë dhe pajisjet e saj përdoren, kryesisht në Shtetet e Bashkuara. Facebook ashtu sic ka bërë me kompanitë amerikane, ka punuar dhe me prodhuesit kinezë për ta bërë Facebook-in në përputhje me telefonat e tyre"- pohoi Frank Vasco, kreu i komunikimeve mobile të Facebook.
Qëllimi i këtij procesi ishte të bënte Facebook-in në përputhje me smartphones Huawei, Lenovo, OPPO dhe TCL dhe çdo gjë ka qenë nëm kontrollin e Facebook që nga fillimi. Duke pasur parasysh interesin e Kongresit, ne do të dëshironim të bëjmë të qartë se të gjitha të dhënat që lejojnë pajtueshmërinë e Facebook me telefonët "Huawei" ishin ruajtur në pajisje dhe jo në serverët e Huawei"- shtoi ai.
Ndërsa Mark Warner, nënkryetar i Komitetit të Senatit për Informim tha se fakti që Facebook ka lejuar prodhues të tillë si Huawei apo TCL shkakton shqetësim legjitim, pasi nuk ka asnjë garanci nga Facebook se të dhënat e përdoruesve nuk kanë arritur në serverat kinezët.
Add new comment