Lideri iranian urdhëron nisjen e punës për pasurimin e uraniumit

Postuar në 05 Qershor, 2018 11:20

Tërheqja e ShBA-ve nga marrëveshja bërthamore me Iranin ka dhënë efektet e para që janë jo shumë pozitive. Lideri suprem iranian, Ajatollah Seyyed Ali Khamenei ka urdhëruar Agjencinë Atomike të Iranit që të nisë pasurimin e uraniumit pa vonesë. 
Ai ka bërë deklarimet e tij gjatë një ceremonie të mbajtur në Mauzoleumin e Imam Khomeinit në Teheranin jugor me rastin e 29 vjetorit të vdekjes së këtij të fundit. 

Nga ajo që shihet nga deklaratat publike, disa qeveri europiane presin që kombi iranian të përballet me sanksionet dhe të heqë dorë nga aktovitetet bërthamore dhe të vijojë të vëzhgojë sesi bëhen kufizimet ndaj programit të tij. U them këtyre qeverive se kjo ëndërr e keqe nuk do të përbushet kurrë. Kam urdhëruar Agjencinë Atomike që të ndërmarrë hapa të shpejta në përgatitjet për pasurimin e uraniumit mbi nivelin e 190 000SWU brenda skemës së marrëveshjes

u shpreh Khamenei. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.