pasurimi i uraniumit
BE-SHBA ndahen në Iran dhe në Siri
Irani ka hedhur një hap më tej në programin e vet bërthamor duke ritur pasurimin e uraniumit përtej kufirit të caktuar në marrëveshjen e vitit 2015 me fuqitë kryesore të botës. sipas informacioneve mediatike, me këtë veprim, Teherani zyrtar i është afruar edhe më shumë nivelit të prodhimit të armëve bërthamore, që ka qenë një ndër akuzat kryesore ndaj tij dhe shkak për presione që shkojnë deri në kërcënim me ndërhyrje ushtarake.
Lideri iranian urdhëron nisjen e punës për pasurimin e uraniumit
Tërheqja e ShBA-ve nga marrëveshja bërthamore me Iranin ka dhënë efektet e para që janë jo shumë pozitive. Lideri suprem iranian, Ajatollah Seyyed Ali Khamenei ka urdhëruar Agjencinë Atomike të Iranit që të nisë pasurimin e uraniumit pa vonesë.
Ai ka bërë deklarimet e tij gjatë një ceremonie të mbajtur në Mauzoleumin e Imam Khomeinit në Teheranin jugor me rastin e 29 vjetorit të vdekjes së këtij të fundit.