Nëse Shqipëria vazhdon flirtin me Erdogan, dera në Evropë duhet të mbyllet*

Postuar në 26 Maj, 2018 17:41

Presidentit Rexhep Taip Erdogan i pëlqen të luajë rolin e "Sulltanit" në një Perandori Osmane hipotetike. Kjo është arsyeja pse vitet e fundit po synon vendet e Ballkanit, të cilat i konsideron një pre të lehtë.

Nën pretekstin e bashkëpunimit kulturor, është i vendosur t’i integrojë në sferën e tij të ndikimit, duke zgjeruar axhendën e tij islamike. Duke pasur parasysh këtë, Erdogan investon në infrastrukturën dhe institucionet fetare të këtyre vendeve. Një vit më parë, në një intervistë për «Top Channel» Erdogan tha se Turqia ka investuar tre miliardë euro në Shqipëri. "Nuk e di se sa investime janë bërë nga BE, por tonat nuk do të ndalen"- tha ai.

Sado tërheqëse të jenë këto investime janë, vendet e Ballkanit do të duhet të kuptojnë se cili do të jetë shpërblimi për Ankaranë. Perspektivat për rritje ekonomike, prosperitet, liri dhe demokraci varen nga bashkëpunimi i ngushtë me BE-në, dhe jo më  një diktator të pamëshirshëm që shfaqet si një shpëtimtar të Ballkanit.

Vendet e Ballkanit Perëndimor po kërkojnë pranimin e tyre në BE dhe Shqipëria është e para që pritet të fillojë bisedimet e pranimit. Kjo masë përkeqëson përpjekjet e Ankarasë për të tërhequr Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit në orbitën e saj gjeostrategjike. Investimet e Turqisë në Shqipëri janë selektive dhe të llogaritura në mënyrë strategjike. Përfshijnë pronësinë e bankës së dytë më të madhe në vend, hidrocentrale, ish-kompaninë shtetërore Albtelecom dhe operatorin mobil Eagle Mobile.

Qëllimi i Erdoganit është t’i sigurojë Shqipërisë këste të vogla të rritjes ekonomike derisa vendi t’i dorëzohet në hijeshisë së tij. Por nëse Shqipëria kërkon të bashkohet me BE, siç thotë zyrtarisht, duhet të shikojë lëvizjet e saj. Ajo nuk duhet të lejojë që Erdogan të dominojë vendin. BE-ja nuk do të pranojë asnjë anëtar të ri që ka marrëdhënie të ngushta me Erdogan, akoma më shumë tani që dëshira e tij për të dominuar Ballkanin është e qartë.

Por kjo duket  se nuk shqetëson kryeministrin e Shqipërisë Ed-Rama. I njohur për lidhjet e tij të ngushta me Erdogan, ai ishte i vetmi në Evropë që mori pjesë në martesën e vajzës së tij. Dhe tani po negocion ndërtimin e një aeroporti turistik në Vlorë.Pavarësisht ndryshimeve në sistemin politik, Shqipëria është një shtet laik i themeluar që në vitin 1912. Pas pavarësisë, rendi demokratik, ati monarkik dhe regjimit totalitar aplikuan laicizmin sistematik të kulturës kombëtare.

Për të frenuar këtë prirje, Erdogan inaguroi në vitin 2015 fillimin e punimeve për Xhaminë e Madhe të «Namazgjasë», e cila është xhamia më e madhe në Shqipëri, projekt që mori mbështetjen edhe nga Komiteti i Kulteve të Shqipërisë. Kjo është një dëshmi e qartë e axhendës së Erdoganit në Shqipëri.

Prandaj është shumë e habitshme se ministri i Jashtëm Shqiptar i Ditmir Bushati tha në një vizite të fundit në Nju Jork se "kjo nuk është e vërtetë se Turqia po ndërton xhaminë më të madh të Shqipërisë" dhe se "xhamia ishte ndërtuar për të kujdesur për popullin musliman". Bushati gjithashtu mohoi se dhjetra xhami të reja janë të financuara nga Turqia.

Sipas Xhemal Ahmetit, historian, filozof dhe autor i një studimi në emër të Qeverisë Shqiptare me titull "Për të ruajtur kulturën shqiptare nga aspiratat turke" Erdogan ka rolin më të fortë në Shqipëri, pas qeverisë shqiptare.Ahmeti gjithashtu shqetësohet për mungesën e kritikave të hapura ndaj Turqisë në mediat shqiptare. "Me këtë politikë," thotë ai "Shqipëria i mbyll çdo derë Perëndimit".

Historiani shqiptar beson se Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa konkretë për të mbrojtur veten nga salafizmi dhe erdoganizmi. Mësuesit, dhe ideologët Erdogan depërtojnë gjithnjë e më shumë në partiyë politike, universitetet dhe xhamitë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në vendet e tjera të Ballkanit.

Të ballafaquar me këtë sulm, BE-ja duhet të bëjë të qartë se respektimi i plotë i parimeve, veçanërisht në lidhje me të drejtat e njeriut, lirinë dhe qeverisjen demokratike është parakusht për anëtarësim në BE. Nëse Shqipëria do të vazhdojë të flirtojë me Erdogan, dera në Evropë duhet të mbyllet.

Burimi: Globalisti, Perktheu ResPublica

https://www.theglobalist.com/albania-balkans-recept-tayyip-erdogan-europ...

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Shume e veshtire me duket qe autori e di se ku bie ne harte shqiperia. pavaresisht se bashkautorja eshte shqiptare, perseri artikulli eshte shume i turbullt ne ato qe permbledh. A nuk habitet artikullshkruesi per mefshtesine e investimeve strategjike amerikane ne Shqiperi psh. A nuk duhet te kishte nje keshille shtytese ne kete drejtim. A mendon ai se kryeministrat shqiptare do presin qe ose te investoje SHBA, Anglia e Franca ose shqiptaret do hane bar e smarrin kokerr leku asgjekundi?
Artikullshkruesi, specialist i politikave te vendve aziatiko-perendimore duket i mbushur vetem me pjese te vogla te te vertetes. Eshte shume e cuditshme qe artikullshkruesi mendon se eshte me mire te zgjatet diskriminimi ne lidhje me objektet e kultit per popullsine myslimane, ne shumice dominuese ne Shqiperi. Nderkohe ai nuk shqetesohet qe psh ne katedralet e krishtera (te ndertuara me po me para te qeverive te huaja ) ne shqiperi kryejne vizita edhe primate ruse.
ps. Titulli ishte interesant

Submitted by Taras (not verified) on

Hera e pare qe respublika boton nje artikull te ceket me trillime.
Se pari, ky Xhemali eshte nje cop injoranti, fshatar nga Maqedonia qe edhe emrin e ka nderruar ne Jon Leka. I vene titullin filozof qe ta bejne artikullin me te besuaeshem.
Se dyti, cfare pune kane ata se kush financon per ndertimin e xhamise? Jane me dhjetera ambassada ne Shqiperi, te Perendimit qe kane financuar ne ndertimet e kishave ne Ishem,, Lac, Shkoder, Mirdite, Rubik etj. Sipas tyre a mos valle muslimanet duhet te prisnin nga Vatikani e Amerika per fonde?
Se treti, kush po e ndalon Ameriken, Francen e Angline te investoj ne Shqiperi, Erdogani? Qe keto te treja nuk kane hedhur nje cent per infrastructures ne kete vend.

A mos valle duhet te hame bar akoma e te jemi troke per hir te Perendimit? Njesoj si Iraku, Libia e Siria? Sepse França e Amerika keshtu I ka shnderruar shume shtete, biles edhe Ukrainen e bene troke.

Ky Xhema qe na u be Jon, eshte filozof si ata hoxhallaret qe shkruanin hajmali per bagetine e fshatit.

Shqiptaret jetojne ne demokraci, dhe mirepresin per investime jo vetem turqit qe po na bejne me Aeroport e industri, por edhe kinezet, ruset etj. Perendimin nuk e ndalon askush te investoj, por nuk duan.
Shqiperia ka probleme te tjera qe nuk aderon ne BE e nuk e ndalon as xhamija, sespe keto jane kudo ne Perendim e as aeroporti I Vlores qe Xhemen e katunit te Maqedonise e merakos.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.