Bllokohet sasi e madhe mishi me salmonelë
Bllokohen sasi të mëdha mishi importi që kishin si destinacion tregun shqiptar. Bëhet fjalë për dy ngarkesa me 53.1 ton mish, i cili rezultonte i kontaminuar me salmonelë . Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se mishi i bllokuar është ishte me origjine nga Brazili.
AKU thotë se veç këtyre dy rasteve, gjatë vitit 2018 ka identifikuar dhe kthyer mbrapa edhe 78. 1 ton mish në kuadër të kontrolleve të cdo ngarkese me mish të importuar nga Brazili. Nga janari janë analizuar mostrat e 4700 tonëve mish derri, mish gjedhi, dhe mish pule nga të cilat, 130 ton kanë dalë me salmonelë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se bashkë me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po kryen investigimin për origjinën e këtyre kontenierëve, duke garantuar se siguria e produkteve të importuara, që qarkullojnë në tregun shqiptar është e plotë.
Add new comment