Tenderi i Mercedesit, 2 vite burg për Gruevskin
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/05/image_2018_05_23_15.jpg?itok=WWjklcf-)
Me 2 vite burg u dënua nga Gjykata ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski. A u gjet fajtor për mungesen e transparencës në blerjen e një Mercedesit luksoz me vlerë 600 mijë eurosh.
Sipas Gjykatës nuk ka asnjë dyshim se Gruevski ka keqpërdorur pozitën e tij si kryeministër për të blerjen e Mercedesin. Për rastin "Tanku" akuzohen edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, dhe ish-zv/ministri, Gjoko Popovski.
Popovski ka qenë përsoni përgjegjës që ka qenë ndërmjetësues në blerjen e Mercedesit, theksoi Gjykata. Ai e kishte porositur makinën luksoze 600 mijë euro nga buxheti i Ministrisë së Brendshme duke favorizuar kompaninë Mak Auto Start, e cila ishte kompania e vetme që importonte makina të tilla luksoze të tipit Mercedes.
Gjykata tha se ishte i qartë favorizimi i kompanisë pasi që gjithë specifikat e Mercedesit që i ka vetëm ai, ishin vendosur si kusht në tender.
Add new comment