Qeveria kërkon kohë për arrestimet e nivelit të lartë
Prova që ndërkombëtarët duan për të besuar se qeveria e ka seriozisht luftën kundër korrupsionit janë arrestimet e nevielit të lartë, edhe për vetë faktin se mazhoranca nuk mund të ketë as alibinë e sabotimit të kësaj përpjekje nga Prokuroria.
Drejtuesja e saj, Arta Marku mori besimin e plotë të Partisë Socialiste dhe për më tepër edhe të ambasadës amerikane, por deri më tani hekurat e burgut i kanë parë vetën ish-zyrtarë të rangut të dytë nga radhët e LSI-së apo bashkiakë të PD-së. I pyetur nëse mungesa e rezultateve është pengesë për hapjen e negociatave, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tha se qeverisë i duhet ende kohë të arrijë rezultatete konkrete në këtë drejtim.
“Unë besoj që edhe korrupsioni, edhe krimi i organizuar, nuk është një çështje që goditet me fushata, as një çështje punë orësh apo punë ditësh, përkundrazi. Janë të dyja vepra penale ose ajo lloj veprimtarie kriminale që kërkon një punë goxha të vështirë për ta identifikuar dhe për ta provuar si të tillë. Natyrisht ka vend edhe për shumë më mirë dhe ne jemi fort të angazhuar që krahas arritjeve të deritanishme të mund të demonstrojmë më shumë, jo thjesht vullnet dhe angazhim, por rezultate konkrete edhe në muajt që do të vijnë”-deklaroi Xhafaj pas një takimi në Korçë.
Skepticizmin e partnerëve mbi vullnetin e qeverisë për të luftuar korrupsionin e nivele të larta e ka shtuar edhe çështja Tahiri, për të cilën mazhoranca ka thënë se nuk ka prova që meritojnë të çojnë në gjyq ish-ministrin e Brendshëm të akuzuar për bashkpëunim dhe favorizim të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Add new comment