Iran/Dyshime se është zbuluar trupi i mumifikuar i Reza Shah Pahlavit
Zbulimi në Iran i një trupi të mumifikuar afër ish-mauzoleumit mbretëror ka ngritur dyshimet për gjetjen e kadavrës së ish-Shahut Reza Pahlavi, themelues i dinastisë Pahlavi. Mediat citojnë Hassan Khalilabadi, kryetar i Këshillit të Qytetit në Teheran i cili ka ngritur hipotezën se mund të jetë fjala për trupin e Shahut të dikurshëm të Iranit. Trupi u zbulua gjatë punimeve për ndërtimin e një faltoreje Shiite në Teheran.
Reza Pahlavi vdiq në ekzil dhe djali i tij, Mohammad Reza Shah erdhi në pushtet deri në vitin 1979.
Add new comment