Një mënyrë për të bërë protesta të vogla por efektive
Ish-kryeredaktori i Breitbart, media e së djathtës ekstreme në SHBA, Milo Yiannopoulos, është detyruar të dalë nga një lokal në Manhatan, pasi një grup klientësh nisën të thërrasin: Plehrë naziste, dil jashtë. Ata u identifikuan si anëtarë të Partisë Demokratike Socialiste të SHBA dhe kanë detyruar Yiannopoulos të largohet. Ai konsiderohet si një zë provokator dhe radikal.
Add new comment