2017/30% e tenderave publikë pa garë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, poston në faqen e vet në Facebook disa të dhëna që flasin për prokurimet në vitin 2017. Sipas saj shifra totale e tenderimeve arrin në 31% të vlerës së prokurimit për katër vjet, që në fakt është diçka më shumë se ¼ që është edhe vlera normale. Më poshtë shënimi i znj. Tabaku:
Për vitin 2017 janë shpallur 8675 tendera me një vlerë totale prej 925 miliard lekësh (694 mln euro) që është një vlerë e barabartë me 31% të vlerës totale të tenderave në katër vjet.
Nga totali i tepsisë së parave publike të keqpërdorura nga qeveria Rama llogaritet se 30% e tenderave apo 85.5 miliardë lekë (65.5 milion euro) janë shpërndarë pa pasur një garë sikundër ligji e kërkon.
Nga tepsia e tenderave, qeveria u ka dhënë oligarkëve 540 tendera që i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 50.5 miliardë lekë (37.8 milion euro).
Rreth 30% e pjesëmarrësve në garat e tenderave kanë qenë të vetëm, duke dëshmuar paracaktimin e fituesit apo kushte të vështira për të përjashtuar palë të treta.
Në 1281 ose 26% të procedurave të prokurimit është kualifikuar si fituese oferta më e lartë por nëse do të zbatohej ligji dhe do të fitonte oferta më e ulët, do te kurseheshin 55.2 miliardë lekë (41.4 milion euro) ose 6% e vlerës total të prokuruar për vitin 2017.
55.2 miliardë lekë (41.4 milion euro) është fondi i nevojshëm për mirëmbajtjen e të gjithë rrugëve në Shqipëri, por qeveria vendos që të shpërdorojë paratë publike për oligarkët e të lërë “rrugët rrugëve”.
Prokurimet publike janë dëshmi e qartë e dështimit të turpshëm dhe vjedhjes së hapur që një qeveri e korruptuar ka prodhuar nga shtatori i vitit 2013 e deri më sot
Add new comment