Lavrov: Perëndimi, i sëmurë nga rusofobia

Postuar në 16 Prill, 2018 17:07

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit janë shumë më keq se në kohën e "Luftës së Ftohtë", sepse në atë kohë vepronin kanale komunikimi mes dy palëve dhe nuk ka ekzistuar rusofobia. Deklarata u bë nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov në një intervistë për rrjetin britanik BBC.

Lavrov hodhi poshtë akuzat e bëra nga përfaqësuesi i përhershëm amerikan në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK), sipas të cilit Rusia mund të ketë manipuluar të dhënat për sulmin e supozuar me armë kimike në Siri.

Rusia nuk i ka shtrembëruar provat në vendin ku gjoja u përdorën e armët kimike në Siri”, - tha ministri i Jashtëm rus. Ai gjithashtu vuri në dukje se në një bisedë të fundit telefonike mes  Putin  dhe presidentit Macron, ky i fundit “refuzoi të zbulojë burimet nga të cilat tha se kishte "prova për hedhjen e kimikateve në Guta”.

Vlen të përmendet se disa ditë më parë, para ndërhyrjes ushtarake të Francës, të Britanisë Madhe dhe Shteteve të Bashkuara në Siri, edhe Donald Trump shkruajti se marrëdhëniet me Rusinë janë në periudhën më të keqe.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.