Babai i Dolly-t “ofrohet” si eksperiment për Parkinsonin

Postuar në 12 Prill, 2018 10:19

Sir Ian Wilmut, biologu britanik që ka klonuar delen Dolly në vitin 1996, i ka hapur rrugën një terapie qelizore embrionale për sëmundjen e parkinsonit. Ai njoftoi se vuan vetë nga kjo sëmundje neurodegjenerative dhe është ofruar si një "eksperiment" për për të testuar trajtimet e reja.

Me rastin e Ditës Botërore të Parkinsonit  biologu 73 vjeçar zhvillimore tha se mbështet personalisht një projekt të ri hulumtimi për të ngadalësuar të paktën fazat e përkeqësimit të sëmundjes së Parkinson. Sipas heraldscotland.com "ai është ofruar me kënaqësi të dhurojë inde, ose t’u nënshtrohet trajtimeve të reja." Wilmut pranoi se pasi u diagnostikua me këtë sëmundje katër muaj më parë, ai ende përpiqet të pranojë gjendjen e tij të re. Ai e kuptoi për herë të parë se kishte diçka kur gjatë një shëtitje me qenin e tij pësoi një krizë dhe papritmas nuk mund të lëvizte.

Wilmut ishte drejtor i parë i Qendrës së re Rigjenerative të Mjekësisë në Universitetin e Edinburgut, që përdori qelizat burimore në terapi eksperimentale për sëmundje neurologjike si Parkinsoni dhe skleroza e shumëfishtë. I pyetur nëse shpreson se do të shërohet ai u përgjigj në mënyrë flegmatike "gjithmonë ka shpresë, por jo shumë. Unë sugjeroj që ju të më pyesni përsëri pas gjashtë ose shtatë vjetësh"

Mjeku i ka dhënë 10 deri në 15 vjet jetë. "Nuk është keq. Ju mund të bëni shumë argëtim në këto dhjetë apo pesëmbëdhjetë vjet"- u përgjigj Wilmut. Sëmundja e Parkinsonit shkakton një humbje graduale të neuroneve që prodhojnë dopamine në tru, kështu që ajo bëhet gjithnjë e më vështirë për të kontrolluar lëvizjet e pacientit që kanë dridhje të gjymtyrëve, dhimbje dhe depresion. Sëmundja prek një person në 500, sidomos pas moshës 50 vjeçare.

http://www.heraldscotland.com/news/16151009.Creator_of_Dolly_the_Sheep_h...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.