PD popozon TVSH 15%
Teksa qeveria e majtë ka hedhur poshtë çdo mundësi për reduktimin e normës së TVSH-së, nga opozita vjen një propozim për uljen në 15% të kësaj tarife. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha në një takim me shoqata të biznesit se ulja e normës së TVSH-së është pjesë e planit të kësaj force politike për ekonominë.Kujtojmë që norma e TVSH-së nuk është 20% dhe nuk është ulur asnjëherë, si nga qeveritë e majta ashtu dhe ato të djathta, ndonëse vite më parë u përfol një ulje me 1 pikë përqindje.
Po ashtu Basha foli për një kategorizim tjetër të biznesit të vogël, duke vënë si tavan xhiron prej 12 milionë lekësh në vit. Kreu i PD-së sulmoi sërish konçesionet dhe Partneritetin Publik Privat që sipas tij janë para që shkojnë tek klientët e qeverisë.
Nga ana tjetër qeveria pretendon se ka ulur taksat për 97% të shqiptarëve, ndonëse zëra brenda së majtës kanë propozuar ndryshim të taksimit duke u rikthyer në taksën e sheshtë.Të martën disa shoqata të biznesit kanë lajmëruar grevë 1-orëshe kundë futjes së biznesit të vogël në skemën e tvsh-ë, e cila ka marrë edhe mbështetjen e opozitës.
Add new comment