Ta Nea: Pengesa serioze në dosjen me Shqipërinë

Postuar në 03 Prill, 2018 20:15

Greqia po has pengesa serioze në mbylljen e problemeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Kështu shkruan gazeta greke “Ta Nea”, duke nënvizuar se qeveria greke aktualisht është e bllokuar në politikën e saj të jashtme në Ballkan.

Datat kritike në qershor dhe korrik për perspektivën euroatlantike të Shqipërisë dhe Maqedonisë po skadojnë edhe për shkak të interferimit të Turqisë, ndonëse  Athina kërkon medoemos të gjejë zgjidhje për dy çështjet e mësipërme. Sipas gazetës rruga drejt zgjidhjes së mosomarrëveshjeve  dëshmon të jetë shumë më e vështirë sesa pritshmëritë fillestare nga ministri Kotzias. Negociatat për Marrëveshjen për Zonat Detare  me Shqipërinë përballen me vështirësi serioze kryesisht pas ndërhyrjes së Presidenti shqiptar Ilir Meta për të përcaktuar qartë linjat e kuqe të Tiranës.

Kjo bëri që vizita e planifikuar e kryeministrit Aleksis Tsipras në Tiranë të shtyhet edhe pse gjithhcka ishte kordinuar pas ftesë që homologu i tij shqiptar Edi Rama i kishte bërë në takimin e Davosit në janar. Krahas këtij kontektsi kryeminisri Rama nuk heziton të "flirtojë" me Turqinë, çka e tregoi me vizitën e zhvilluar në 22 Mars  në Ankara ku u takua me presidentin Rexhep Taip Erdogan.

http://www.tanea.gr/news/politics/article/5535328/diplwmatiko-adieksodo-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.