Ultimatum për konçesionet pa garë edhe nga USAID
Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar edhe USAID ia ka bërë të qartë qeverisë shqiptare të mos vijojë me praktikën e Partneritetit Publik Privat dhe konçesioneve të pakërkuara nga privatët, të cilat janë pa garë.
Catherine Johnson, përfaqësuese në USAID teksa përshëndeti të gjitha reformat e ndërmarra ka qeveria shqiptare, tha se janë bërë hapa të rëndësishëm, por nuk kurseu kritikat për konçesionet.
“Më lejoni dhe njëherë të përsërisë deklaratën nga FMN, e cila ka thënë se Shqipëria mund të marrë fonde duke mos dhënë më koncesione jo konkurruese në energji”, deklaroi Catherine Johnson përfaqësuese në USAID.
Përfaqësuesja e USAID i bëri këto deklarata gjatë prezantimit të strategjinë kombëtare të energjisë deri në vitin 2030, në një takim ku ishin të pranishëm ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri dhe kryeministri Edi Rama.
Sipas Open Data numërohen 223 kontrata konçensionare dhe të Partneritetit Publik Privat PPP, të cilat janë lidhur ndër vite me një vlerë prej 504.8 mld lekë. Ndërsa për vitin 2018 janë 8 kontrata të reja. Në total këto kontrata e kanë faturën 661.594.257.243 lekë.
Add new comment