124 muxhahedinë dezertojnë nga Manza, alarmohet policia
124 ish-muxhahedinë të opozitës iraniane janë larguar nga kampi në Manëz, pasi po ndeshen me kërcënime për jetën. Ata dyshohen si bashkëpunëtorë të Ambasadës Iraniane.
Në një relacion të Policisë thuhet se ajo ka marrë një varg masash për mbrojtjen e muxhahedinëve iranianë ish-anëtarëve të MEK (opozitës iranianëve) sepse dyshon për një skenar vrasjesh të mundshme nga anëtarët aktualë.
Po sipas policisë në 9 shkurt të këtij vitit, 3 iranianë ish-anëtarë të MEK të shkëputur, kanë bërë kallëzim për kanosje me jetë nga disa anëtarë të MEK. Në Irak janë kryer disa vrasjeve të disa ish-anëtarëve të MEK pasi janë shkëputur nga organizata.
Në Shqipëri janë strehuar 2745 iranianë pjesë e organizatës revolucionare opozitare MEK. MEK është një grup marksist islamik revolucionar, të pregatitur ushtarakisht dhe pjesëmarrës në aktivitete terrori. Ata janë në opozitë me qeverinë e Iranit si në kohën e Shahut, ashtu edhe me qeverinë revolucionare pas vitit 1979. Para pak ditësh në Tiranë u organizua edhe konferenca vjetore e muxhahedinëve ku ishte i pranishëm, këshilltari i presidentit Trump Rudolf Xhuliani, i cili paralajmëroi ndryshime në Iran vitin që vjen.
Add new comment