Ekskluzive/Zbardhet biseda Rama-Meta për negociatat me Greqinë
Siç u bë e njohur, pak ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi një takim në presidencë me kreun e Shtetit, Ilir Meta. Mediat raportuan se të zyrtarët biseduan për çështjen e negociatave me Greqinë dhe marrëveshjen e detit, për të cilën Meta ende nuk po jep autorizimin.
Redaksia e “Të Kripura” ka arritur të shtjerë në dorë pjesë nga transkripti i bisedës që ka qenë shumë e rezervuar.
Rama: Ka ndonjë çikë punë këtu?
Meta: Pse, ke ndërmend ta provosh?
(Qeshin të dy)
Meta: Se ke thënë që jetën e tretë do ja dedikosh artit…
Rama: Po qe se mendon se të kam bërë ndonjë portret gabohesh…
Meta: Jo jo, tani mjaftojnë fotografitë.
Rama: Po vërtet.
Sms e Fugës për Ramën: Mos harro autorizimin
Rama: Se e kujtova, mendoj se duhet të zgjidhim këtë punën e negociatave. Autorizimi varet nga ty…
Meta: Atë po përpiqem të zgjidh. Por ka një problem.
Rama: Çfarë problemi?
Meta: Për të kuptuar mirë hartat e Ministrisë së Jashtme, më duhet të kuptoj kosinusin dhe sinusin…
Rama: Çfarë janë këto?
Meta: Janë ca viza që mezi maten.
Rama: Po si do bësh?
Meta: Për këtë e kam shtyrë autorizimin. Vetëm një njeri mund të ma mësojë.
Rama: Kush?
Meta: Dash Xhika.
Rama: Po i themi ndonjë tjetri, se ka muratorë sa të duash.
Meta: Jo jo Dashi ma shpjegon mua më mirë se ai merr vesh. Plus e di vetë ti. Unë mund të shkoj te berberi i lagjes për t’u qethur, por jo edhe të bëj kurse gjeometrie me të parin që del.
Rama: Kuptoj.
Meta: Kjo është arsyeja. Pa kuptuar kosinusin unë s’i marr vesh ato që më ka dërguar Ditmiri. Dhe pa Dashin nuk kuptoj dot kosinusin.
Rama: Aman ore se na çan veshët ai I rrugës së Elbasanit, sikur nuk e di ti.
(Hyn shërbimi në zyrë. Ndërpritet biseda)
Shaptilografisti
Add new comment