Pakti detar me Greqinë/Presidenti refuzon hartat sovjetike të Ministrisë së Jashtme(foto)
Në datën 1 mars u bë e njohur se presidenti I Republikës, Ilir Meta, refuzoi dhënien e autorizimit për plotfuqinë për negociatat me Greqinë. Sipas asaj që doli në media, Meta kërkonte informacion shtesë për këto çështje:
• Vija delimituese sipas Protokollit të Firences dhe hartes që e shoqëron atë.
• Vija delimituese sipas Marrëveshjes së ndarjes së Shelfit Kontinental midis Italisë dhe Shqipërisë
• Ujërat e Brëndshme, Ujerat Territoriale dhe Vija e Drejtë Bazë e Republikës së Shqipërisë
• Vija delimituese sipas marrëveshjes së vitit 2009 lidhur midis Greqisë dhe Shqipërisë
• Vija delimituese sipas Marrëveshjes së lidhur midis Greqisë dhe Italisë.
Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy javë, presidenti ende nuk ka vendosur çfarë do të bëjë. Por redaksia e “Të Kripura” ka arritur të shkëpusë diçka të re nga zhvillimet në fjalë. Sipas informacioneve të rrjedhura nga ballkoni i presidencës, bëhet e ditur se kreu i shtetit ka refuzuar sërishn autorizimin duke kthyer mbrapsht hartat lundrimore të depozituara nga Ministria e Jashtme. Presidenca ka konsideruar si arsye se hartat e sjella në përgjigje të kërkesës së vet e që janë të prodhimit sovjetik të vitit 1956, janë të papërshtatshme teknikisht, por edhe politkisht për qëllimet e negociatave në fjalë.
Redaksia e “Të Kripura” arriti të shkëpusë disa foto nga hartat në fjalë, që ndodhen të varura në murin e zyrës së Metës, ku ai bashkë me kabinetin e vet, po studion zgjidhjet më të mira të mundshme për negociimin e marrëveshjes me Greqinë.
Shaptilografisti
Add new comment