Kryeministri maqedonas: "Me ligjin për gjuhët përmbushet detyrimi i fundit ligjor nga Marrëveshja e Ohrit"

Postuar në 16 Mars, 2018 14:10

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev e ka cilësuar ligjin për përdorimin e gjuhëve si një kusht për mbylljen e çështjeve të hapura mes shqiptarëve dhe sllavëve në këtë shtet. Duke folur pas seancës parlamentare dhe fjalës së presidentit Goerge Ivanov që refuzoi dekretimin e tij, Zaev tha:

Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk do të ndryshojë asgjë në Maqedoni dhe as do ta prishë ardhmërinë e saj të përbashkët. Kërkoj të lihet ”të jetojë” ligji, të respektohen institucionet, ndërsa Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias të prononcohen për të.Ta lëmë të zbatohet ligjin për përdorimin e gjuhëve. Mua më vjen keq që presidenti i shtetit vendosi tekstualisht të mos e respektojë Kushtetutën dhe deklaroi se, për herë të dytë, nuk do ta dekretojë ligjin. Kjo nuk është mirë, kjo është shkelje flagrante e Kushtetutës së Maqedonisë dhe gjithsesi institucionet nuk kanë të drejtë të lejojnë që kjo të ndodhë. Nëse ligji do të zbatohet, kjo përfundimisht do ta realizonte obligimin e fundit ligjor nga Marrëveshja e Ohrit

deklaroi Zaev.

Marrëvshja e Ohrit është dokument i inkuadruar në Kushtetutë por për zbatimin e së cilës ka patur shumë pretendime. Edhe Tirana zyrtare ka pretenduar përherë se Marrëveshja nuk është respektuar, madje qeveria e tanishme kërkoi rishikimin e saj pas ngjarjeve të Kumanovës. Duket se Zaev është i vendosur të ndjekë axhendën e integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Europian dhe në NATO, një objektiv strategjik ky që sipas një pikëpamjeje do ta shpëtonte vendin nga shpërbërja mbi baza etnike.

Kjo axhencë mbështet njësoj si në rastin e Malit të Zi nga SHBA dhe Brukseli që po lehtësojnë rrugën e zgjidhjes së problemeve që Maqedonia ka me shqiptarët dhe me Greqinë për emrin. Deklarimi i Zaev është një mesazh për shqiptarët që duket se edhe në planin e brendshëm, atë elektoral, e kanë tanimë të lidhur fatin politik, të paktën për së afërmi, me LSDM-në.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.