Shqipja, gjuhë zyrtare/Presidenti Ivanov hallka e fundit penguese

Postuar në 15 Mars, 2018 17:38

Në Maqedoni po konsumohet episodi i dytë i krizës kushtetuese-politike që kësaj radhe nuk ka të bëjë me zgjedhjet, por me ligjin për përdorimin e gjuhëve. Menjëherë pas vendimit të Parlamentit, presidenti I vendit George Ivanov, ka deklaruar se nuk do ta dekretojë ligjin, pasi sipas tij ai favorizon shqipen dhe krijon kushtet për ndarje etnike. Çështja e dekretimit hap spiralen e debatit kushtetues pasi ligji kaloi pa marrë në konsideratë 35 mijë amendamente të partisë së ish-kryeministrit Nikolla Gruevksi.

Neni 75 i Kushtetutës së Maqedonisë është i qartë. Pas votimit të përsëritur me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve në Parlament, si rasti i djeshëm me ligjin, Kryetari i shtetit është i obliguar që ta nënshkruajë dekretin për miratimin e ligjit. Në të kundërtën do t’i shkelë dispozitat ligjore

tha Talat Xhaferi, kryetar i Parlamentit.

Një pikëpamje të ngjashme sjell edhe një profesor universiteti, Temelko Risteski, i prononcuar për Alsat.

Shpallja e ligjit me vetëm nënshkrim të krye parlamentarit është e mundur duke pasur parasysh se ligjin e kanë sjell deputetët që përfaqësojnë shumicën e qytetarëve, faktikisht ky është vullnet i shumicës së qytetarëve të Maqedonisë, por kjo do të ishte një precedencë e rëndë pasi që Kushtetuta parasheh edhe nënshkrimin e Presidentit. Megjithatë, Presidenti e ka për obligim të nënshkruajë ligjin, sepse me atë, ai do t’i respektojë edhe shumicën e qytetarëve të Maqedonisë. Unë mendoj se amendamenti i V është i inkuadruar me shumë kujdes në Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Nga ky aspekt, nuk shoh mundësi për intervenim nga ana e Gjykatës Kushtetuese në këtë ligj

tha ai.

Duket se çështja e gjuhës dhe zbatimit të ligjit do të kthehet në kauzë politike nacionaliste nga partia e Gruevskit dhe Ivanov që po tentojnë të bllokojnë rikualifikimin kushtetues të shqipes. E cila fiton status zyrtar në një shtet që ka ende detyrimin që të zhvillojë regjistrimin real të popullsisë për të rrëzuar edhe çdo dilemë dhe hipotezë që qarkullon prej kohësh në këtë shtet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.