Protestë në mbrojtje të pedaluesve
Me qindra qytetarë pedaluan të zhveshur të shtunën në rrugët e Sao Paulo duke kërkuar përmirësimin e elementëve të sigurisë dhe mbrojtjes për përdorursit e biçikletave. Disa nga demonstruesit kishin shkruar parrulla të tilla si "mjaft me makina", "shpejtësia të kushton jetën".
Në Sao Paulo ka patur 37 aksidente me vdekje të qytetarëve me biçikleta në vitin 2017, një shifër e rritur me 23% në krahasim me vitin 2016. Sipas një sondazhi ndërkombëtar Sao Paulo është qyteti i katërt në botë me trafikun më të lartë pas Los Angeles, Moskës dhe Nju Jork-ut.
Add new comment