Apel Ministrisë së Kulturës: Mbroni kalanë e Gjirokastrës
Dërguar nga: Bledar Kurti

APEL Ministrisë së Kulturës Mbroni Kalanë. Mbroni identitetin e Gjirokastrës. Sot, edhe rinia gjirokastrite i bën apel Ministrisë së Kulturës të reagojë e të marrë menjëherë masa ndaj rrezikut që i kanoset Kalasë, simbolit të historisë dhe krenarisë së kësaj treve, muret e së cilës janë krisur e po rrënohen edhe nga lagështia. Mbroni Kalanë pasi çdo gur i saj ka një histori për të treguar, çdo murë i saj rrëfen heroizmin dhe identitetin ndër shekuj të Gjirokastrës. Indiferenca është faj historik ndaj këtij qyteti e mbarë kombit tonë.
Add new comment