Ekskluzive/Sejko sqaron sesi do të mposhtet Euro në Shqipëri

Postuar në 08 Shkurt, 2018 15:38
Intervistoi: Shaptilografisti

Pas lajmit se Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një paketë masash rregullesue për të frenuar rolin dhe ndikimin e euros në tranfertat e brendshme, ne zhvilluam një intervistë me Guvernatorin Gent Sejko që dha sqarimet e mëposhtme:

Z. Sejko, ju i shpallët luftë euros. Mund të na sqaroni çfarë do të thotë kjo?

Po ua them me një fjalë që e dimë të gjithë: U bë euroja letër. Kjo nuk mund të vazhdojë. Flas nga përvoja personale gjithashtu.

Çfarë do ndodhë me ata që kanë euro të kursyera? Do u zhvlerësohet kapitali?

Jo jo. Ata mund të bëjnë change në pikat e licencuara dhe e mbajnë kapitalin në lekë. Bankat do japin kredi në lekë më shumë kështu që leku do ketë vlerë.

Kështu do bëni edhe Ju?

No comment.

Si e kërcënon euroja stabilitetin financiar të vendit?

Edhe kjo është shumë e thjeshtë: euro vjen nga jashtë. Pra kur monedha depërton edhe në transaksionet e brendshme atëherë ëdo gjë varet nga ajo që ndodh jashtë. Ndërkohë që leku rri kot. Ne për këtë arsye kemi planifikuar edhe prerjen 10 mijë lekëshe të Lekut që njerëzit ta kenë më të thjeshtë për ta mbajtur në portofol.

Po për shqiptarët që ikin jashtë apo duan të tërheqin euro jashtë si do veprohet?

Edhe aty kemi menduar që të mos lejojmë kalimin në euro. Për ta zgjidhur këtë kemi menduar që meqë tani po regjistrohen të gjithë shqiptarët, të hapim pika change në Itali dhe Greqi – kemi bashkëpunim të shkëlqyer me kompanitë vendase në Shqipëri – dhe të njoftojmë me e-mail shqiptarët për pikat më të afërta të exhchange ku mund të këmbejnë lekun. Pra sië mund ta kuptoni Leku del edhe jashtë pa problem.

Po ç’interes do kenë kompanitë të hapin pika jashtë?

Si fillim kemi menduar t’i financojmë ne si BSh. Por kjo do të shikohet në vijimësi.

Është ky aksion i krahasueshëm me atë kundër Bitcoin që ju ndërmorët me sukses këto kohë?

Me Bitcoin BSh ngriti mendoj unë një nivel alarmi pozitiv për rreziqe që kanë të bëjnë me pastrim parash, pasigurinë etj.. Kurse me euron ne kemi një monedhë të mirënjohur e cila duhet kufizuar.

Mendoni se kështu po legalizoni euron e ardhur nga kanabisi duke nxitur këmbimin me lekë dhe mandej kreditimin po në monedhë vendase?

Jo aspak. Ne madje legalizojmë xhiron e plotë të euros në vend për të kuptuar sa është në të vërtetë.

Sa është në të vërtetë valuta e paxhiruar në regjistra?

Është ca me thënë të drejtën. Por do shihet më mirë pak më vonë.

Falemnderit!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.