I doli emri, Haxhinasto kërcënon me dosje: Jam i pastër

Postuar në 06 Shkurt, 2018 15:07

Emri ish-ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto ka qenë ndër më të lakuarit ditët e fundit pas arrestimit të ish-vartësve të tij në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve. Mediat duke iu referuar burimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftuan për shtrirjen e hetimeve në rang ministri. I pyetur nga mediat, Haxhinasto foli për reagim të ashpër nëse atij do t'i kërkohet të dalë në gjyq.
"S’më shqetësojnë fare as hetimet, as verifikimet. Unë kam bërë drejtimin politik të ministrisë. Gjithëkush është i lirë të verifikojë. Gjithë veprimtaria ime është bërë mbi bazën e dokumentave që janë atje. Të verifikohen, unë jam i gatshëm.
Por gjithashtu duhet t’ju them se koha e drejtësisë popullore kur ngriheshin thashethemnaja dhe njerëzit goditeshin qoftë moralisht, qoftë fizikisht ka përfunduar bashkë me sistemin e kaluar. Unë jam këtu, do jem këtu. Nëse kjo do të degjenerojë në goditje politike, unë do t’i përgjigjem politikisht shumë rreptë"
- theksoi Haxhinasto.
Ish-ministri u pa të ishte i pranishëm në seancën e masës së sigurisë ndaj ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, Dashamir Xhika. Haxhinasto sipas Top Channel po hetohet për mosveprim ndaj shkelje e të konstatuara në audited e kryera për rrugët Tiranë-Elbasan dhe Elbasan-Gjinar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.