Treshja e UÇK-së tërhiqet
Gazeta Zëri në Kosovë shkruan sot se tre liderët politikë të ardhur nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit Veseli janë tërhequr përfundimisht nga iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale firmosur pak javë më parë nga 43 deputetë të Kuvendit
“Gjykata Speciale nuk mund të shfuqizohet dhe nuk do të shfuqizohet”-raportohet të ketë thënë Presidenti Hashim Thaçi. Edhe në kabinetin qeveritar thonë se kryeministri Haradinaj nuk do të këmbëngulë në shfuqizimin e Gjykatës Speciale. “Kryeministri Haradinaj ka pozicionin e tij politik në lidhje me Gjykatën Speciale, i cili është shprehur publikisht edhe gjatë kohës sa ka qenë në opozitë”-raportohet të ketë thënë zyra për shtyp e tij.
Presioni ndërkombëtar dhe sidomos ai amerikan ka qenë i madh kundër nismës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, e cila do të hetojë krimet e luftës në Kosovë.
Add new comment