Kosovë, seancë e jashtëzakonshme e Parlamentit për ajrin e ndotur në Prishtinë

Postuar në 29 Janar, 2018 10:06

Në Kosovë, parlamenti është thirrur në seancë të jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit në Prishtinë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare që i referohen një njoftimi të kreut të Kuvendit, Kadri Vesesli sipas të cilit seanca do të zhvillohet “që të kërkojmë nga të gjitha institucionet ndërmarrjen e masave të menjëhershme konkrete për përmirësimin e kësaj gjendjeje. Po ashtu, është e nevojshme që të kemi një plan nacional të mirëfilltë dhe afatgjatë, me të cilin do të evitohej kjo situatë që po na përsëritet”.

Prej ditësh mediat në Kosovë raportojnë për një gjendje jonormale të ajrit në Prishtinë. Pamjet e shpërndara në internet flasin për një situatë smogu dhe mbingopje me pluhur të ajrit që i qëndron Prishtinës si re e fiksuar në një vend.

Shkak për këtë gjendje konsiderohen termocentralet elektrike, përdorimi i ngrohjes në dimër, automjetet e vjetëruara dhe trafiku i dendur, djegia e shtuar e karburanteve dhe lëndëve të ngurta djegëse, djegia e mbeturinave, mungesa e sipërfaqeve të mjaftueshme gjelbëruese, mospastrimi i rrugëve, ndërtimet gjatë tërë vitit pa plan të mirëfilltë urbanistik, prania e jashtëzakonshme e pluhurit në qytet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.