Pas spektaklit të Lulzim Bashës

Postuar në 26 Janar, 2018 15:00

Opozita politike e përfaqësuar nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi thirrën bashkarisht popullin t'i ndjekë në një protestë kundër qeverisë së Edi Ramës. 
Pas tye në ballinën politike janë, edhe Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Dashamir Shehi dhe Vangjel Dule. Objekti i protestës është varfëria e shqiptarëve dhe krimi e droga. 

Po a janë vërtet Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi të preokupuar për varfërinë e shqiptarëve, dy njerëz pasuria e të cilëve është e lidhur ngushtë me karrierën politike si funksionarë apo të zgjedhur. Nga sa kanë deklaruar synimi është një protestë masive për të treguar se Edi Rama nuk ka më mbështetjen popullore, e cila presupozohet t'i ketë kaluar aleancës PD-LSI.

Të kujtojmë që Monika Kryemadhi ka rënë nga pushteti vetëm para disa muajsh, ndërsa Lulzim Basha është një personazh që gjatë karrierës së tij ka ofruar vetëm spektaklin e tij, kulmi i të cilit ishte marrëveshja me Edi Ramën dhe çmontimi i "çadrës së Lirisë". Kësaj radhe Lulzim Basha nuk premton as luftë as spektakël.
"Te dhenat flasin per nje pjesemarrje rekord, pjesemarrje gjigande. Ne sheshin e protestes neser do derdhen me qindra e mijëra demokratë e socialiste që paralajmëron dhe shpall këtë raport të ri të shumicës dërrmuese të shqiptarëve të vendosur për cliruar nga krimi qeverine. Unë do jem me familjen time, nuk do jetë luftë, nuk do jetë spektakël, shumica e shqiptarëve të ndershëm se pranojnë më realitetin e banditëve në qeveri, e kanë vendin në burg. Ndaj ejani të gjithë mos rrini në shtëpi duke mallkuar, dita e nesërme është dita e shpalljes së bashkimit më të madh të shqiptarëve të ndershëm”- deklaroi Basha pas takimit me Kryemadhin dhe aleatët.

Spektakli i pjesëmarrjes i duhet Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit të rikonfirmohen si drejtues të një opozite që deklaron se në krye të axhendës ka mbrojtjen e interesave të shqiptarëve, ku natyrisht përfshihen edhe familjet Berisha e Meta dhe me kryesorja karriera e zotit  Basha. A do shkojnë shqiptarët pas këtij spektakli? Mbetet për t'u parë.

Comments

Submitted by A (not verified) on

Po ti gazetar vërtet nuk ke arësye për të protestuar?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.