"Fakte të pakëndshme për Shqipërinë"
Kryetari i grupit për Europën Juglinore në Bundestagun gjerman, Stephan Albani në një intervistë për “DW” thotë se Shqipëria nuk e ka ende besueshmërinë në shkallë ndërkombëtare për të marrë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Ai sjell si shembull qëndrimin e mazhorancës në çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke thënë se nuk mund të përfitohet asnjë imunitet përpara një procedure ligjore që synon zbardhjen e një çështjeje.
“Si fizikant dhe politikan, për mua vlejnë faktet. Ia kam thënë në bisedë edhe ambasadorit shqiptar. Faktet, jo vetëm në letër, por në zbatim konkret të tyre. Në letër shikoj disa gjëra, por në zbatim jo kushedi sa shumë. E kam siguruar se do ta formuloj rekomandimin tim për negociatat mbi bazën e fakteve nga mesi i vitit. Po qe se faktet janë të tilla, që në këtë pike nuk është bërë progres, atëherë faktet janë kaq të pakëndshme, saqë nuk mund ta përfytyroj se gatishmëria do të jetë shumë e madhe”, thekson Stephan Albani.
Add new comment