Arritjet e Korçës, triumf i pashpallur

Postuar në 22 Janar, 2018 18:43

Hermetizmi me të cilin u mbajtën në Korçë bisedimet tre ditore mes ministrave të Jashtëm, Bushati e Kotzias, dhe më pas deklarata optimiste për arritje të rëndësishme në negociata nënkuptojnë se dy qeveritë kanë rënë dakord për shumicën e çështjeve, por triumfi për shpalljen do t’u takojë kryeministrave Rama e Cipras.

Këtë la të kuptohet ministri i Jashtëm grek Kotzias në të parin koment për këtë çështje. Kathimerini shkruan se sipas Kotzias Greqia dhe Shqipëria kanë bërë hapa të mëdha përpara duke rënë dakord për çështje ku ka patur mosmarrëveshje në 70 vitet e fundit, të cilat do të çertifikohen nga dy kryeministrat Rama e Cipras në samitin e Davos.

Shefi i diplomacisë greke tha se qeveria shqiptare kishte guximin të miratonte dy vendime për të filluar procedurat e kërkimit dhe të zhvatjes së ushtarëve grekë.

http://www.kathimerini.gr/944598/article/epikairothta/politikh/kotzias-t...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.