Vuçiç: Duam të gjejmë zgjidhje me shqiptarët
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ndodhur në Kosovë ku po vizitoi manastirin e Zveçanit, foli për situatën e krijuar pas vrasjes së Oliver Ivanoviç. Ai tha se punohet për zbardhjen e vrasjes, duke shtuar se ky rast ka trishtuar Serbinë.
Vuçic nuk anashkaloi kontekstin politik të situatës duke thënë se Beogradi kërkon një marrëveshje me shqiptarët. “U them shqiptarëve, edhe pse kemi shpesh mosmarrëveshje, se ne duam që të gjejmë një zgjidhje të mirë për të dyja palët, për të mirën e serbëve në Kosovë dhe për të mirën e shqiptarëve”- tha presidenti serb.
Këto deklarata vijë në një kohë kur aktorë serbë në Kosovë dhe në Serbi, kryesisht nga opozita kanë hedhur akuza se pas vrasjes së Ivanoviç qëndrojnë qarqe në Beograd. Vetë Vuçiç nuk aludoi për autorët. Ai nuk mori pjesë në funeralin e Ivanoviç, ndërkohë që aktualisht bisedimet Kosovë-Serbi janë të pezulluara.
Add new comment