Traktat Miqësie vetëm me votat e shumicës
Parlamenti maqedonas ka ratifikuar Traktatin e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë. Me 61 vota pro dhe një abstenim, Kuvendi ka harur rrugën e një raporti të ri mes të dyja vendeve në konflikt diplomatik që nga fillimi I viteve ’90 të shekullit të kaluar.
Traktati u prezantua nga të dy qeveritë në muajin gusht të vitit 2017 me ardhjen në pushtet në Shkup të Zoran Zaev.
Duhet thënë se ky i fundit ka hapur një sërë procesesh çtensionuese me fqinjët, si me Greqinë për çështjen e emrit, apo edhe me Shqipërinë për çështjen e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Opozita maqedonase e dominuar nga partia e Gruevskit, e ka bojkotuar seancën plenare duke konsideruar se Traktati është në dëm të interesave kombëtare të Maqedonisë. Edhe deputeti abstenues, Ferid Muhiq, ka theksuar se marrëveshja nuk është simetrike.
Add new comment