Shqiptarët udhëheqin rekordin historik të azilantëve në Francë

Postuar në 08 Janar, 2018 13:56

Në Francë u regjistruan më shumë se 100,000 aplikime për azil në vitin 2017, një rekord "historik". 
Drejtori i përgjithshëm i shërbimit për mbrojtjen e refugjatëve (OFPRA) Pascal Brice tha të hënën se ka patur një rritje të madhe të kërkesave të qytetarëve nga Shqipëria dhe Afrika Perëndimore. 

"Aplikimet e paraqitura në vitin 2017 u rritën me 17% në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur në 100 412 aplikime, pas një rënie prej 6.5% në vitin 2016"-shpjegoi Brice. "Këto shifra konfirmojnë"-tha ai se "Franca është midis vendeve të para në Evropë ndaj preferencave të azilkërkuesve pas Gjermanisë".

Shumica e azilkërkuesve vitin e kaluar ishin nga Shqipëria me një total prej 7.630 aplikacionesh, një rritje prej 66% me vitin paraardhës. OFPRA ka miratuar aktualisht vetëm 6.5% të këtyre aplikimeve. Pas shqiptarëve në listë janë afganët, haitianët, sudanezët dhe qytetarët e Guinesë.

Azilantët nga Shqipëria kanë qenë një shqetësim permanent për autoritetet franceze që ia kanë përcjellë këtë shqetësim edhe qeverisë së Tiranës, duke i bërë të qartë se azilkërkimi do të ndikojë edhe në vendimin për hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. 

http://aa.com.tr/en/europe/number-of-asylum-seekers-hits-record-high-in-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.